Franck Ribery mund të thuhet se është futbollisti më i ri i Fiorentinës.
Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje orësh, pasi të dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Para më shumë se një muaji dukej çmenduri, por që tashmë është kthyer në realitet.
Kontaktet e para mes drejtuesve të klubit dhe futbollistit francez nisën që më 13 korrik. Bisedimet zgjatën shumë për shkak të pagës dhe familjes së lojtarit.
Kur u mbyllën edhe këto dy çështje, lojtari duket i gatshëm për tu bashkuar me klubin nga Firenca.
Ribery do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin me një pagë prej 4 milionë euro në sezon.
Prezantimi mund të bëhet të mërkurën shkruajnë mediat italiane. /Telegrafi/