Telegrafi

Franck Kessie pranon të bashkohet me Al Hilal

Franck Kessie ka pranuar ofertën e bërë nga Al Hilal, bën të ditur Fabrizio Romano.

Propozimi në tryezë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë është një marrëveshje trevjeçare me një rritje të page.

Al Hilal i ka dërguar zyrtarisht një ofertë Barcelonës e cila tashmë gjendet në zyrat e klubit. Çmimi është 15 milionë euro.

Lexo po ashtu Xavi i bën presion Barcelonës: I do edhe dy transferime, derisa duhen edhe tri largime

Mbetet vetëm që të dyja palët të finalizojnë marrëveshjen dhe Kessie do të niset për në Arabinë Saudite.

Kessie luajti vetëm 45 minuta për Barcelonën në para-sezon. Ishte një tregues i qartë se klubi tashmë kishte vendosur ta largonte atë.

Megjithatë, ka shumë tifozë të Barçës që besojnë fuqimisht se klubi po shet një mesfushor të mirë për një çmim të lirë. /Telegrafi/