Site icon Telegrafi

Francis Ngannou: Ëndrra ime si fëmijë ishte të bëhesha boksier, do doja përballje me Tyson Furyn

Në atë që do të ishte një nga ndeshjet më të mëdha që do të zhvillohej ndonjëherë, Francis Ngannou ka përsëritur vendosmërinë e tij për t’u përballur me Tyson Fury në ringun e boksit.

Ngannou ka bërë emrin e tij në botën e MMA, duke e dëshmuar veten se është një luftëtar vërtet elitar i peshave të rënda në UFC, por ai mund të ketë shansin të veshë dorëzat kundër kampionit aktual botëror të boksit në peshën e rëndë.

“Ëndrra ime që kur isha fëmijë ishte të bëhesha boksier”, deklaroi Ngannou në një intervistë për Daily Mail.

“Gjatë rrugës zbulova MMA-në, e cila ka qenë e mrekullueshme për mua, por megjithatë kjo nuk ma ka hequr ëndrrën time për boksin, gjithmonë e kam ditur që kam dashur të jem pjesë e boksit”.

“Nëse më jepni dy opsione, unë do të zgjidhja të luftoja me Tyson Fury kundër Cyril Gane”.

Përderisa bota e sportit luftarak është pushtuar kohët e fundit nga ndeshjet ku përfshihen të famshëm dhe influencues, ideja e një lufte të përzier midis Fury dhe Ngannou do të ishte intriguese, megjithëse ylli i UFC beson se ‘Gypsy King’ do ta nënvlerësonte atë”.

“Unë mendoj se ndonjëherë boksierët profesionistë mund të nënvlerësojnë luftëtarët e MMA”.

Lexo po ashtu UFC kthehet me mega-duel, Ngannou dhe Gane do të përballen mes vete në orët e para të mëngjesit

“Secili ka mendimin e vet, dikush do të thotë se do ta mposhtja me lehtësi Furyn, ndërsa të tjerët thonë se ai do të më mundte lehtësisht”.

“Një person tjetër do të thotë se do të jetë një luftë e barabartë, ky është biznesi i luftimeve, gjithçka ka të bëjë me opinionet”, përfundoi luftëtari i UFC-së. /Telegrafi/

Exit mobile version