Site icon Telegrafi

Francezi tentoi ta arrijë aeroplanin e linjës Shkup – Vjenë duke vrapuar

Një shtetas i Francës është ndaluar nga policia në aeroportin ”Aleksnadri i madh” në Shkup, duke tentuar që me vrap ta arrijë aeroplanin e linjës Shkup – Vjenë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur MPB-ja, incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Francezi (i lindur më 1984) është dashur që të udhëtojë në drejtim të Vjenës, por e ka zënë gjumi në aeroport.

Më pastaj, pas zgjimit, udhëtari dhunshëm ka hapur dyert dhe është nisur drejt aeroplanit. Ai është penguar nga punëtorët e pistës, e më pastaj çështja ka kaluar në duart e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version