Telegrafi

Françeska sjell një imazh me bikini nga bregdeti (Foto)

Françeska Jaçe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së faqeve rozë me imazhet që i publikon në rrjetet sociale.

Bukuroshja numëron mbi 124 mijë ndjekës në Instagram dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme falë fotografive që ajo i poston për ndjekësit e saj.

Megjithëse tashmë ka përfunduar sezoni i verës, pjesëmarrësja e dikurshme në ‘Big Brother Albania’ pëlqen të vë në plan të parë figurën e saj me bikini.

Lexo po ashtu Françeska sërish tërheq vëmendje me një pozë me bikini (Foto)

Fotografia që e ka publikuar së fundmi, e shfaq atë në bregdet duke vënë në plan të parë figurën e saj trupore.

Françeska ka pozuar nga prapa dhe ky imazh nuk e lë askënd indiferent. Natyrisht se fotografia ka marrë mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.

Gjatë verës, bukuroshja ka qenë mjaft aktive me publikimin e fotografive nga pushimet në Greqi.

Pozat me bikini kanë qenë të shpeshta për njërën prej femrave më të bukura që ka marrë pjesë në ndonjë edicion të ‘Big Brother Albania’.

Fotografitë, në të cilat vihej në pah bukuria e Françeskës, e kanë dominuar profilin e saj në Instagram. /Telegrafi/