Telegrafi

Françeska pozoi si nuse, por nuk e ka në plan të martohet (Foto)

Pas një pauze të shkurtër, ish-pjesëtarja e edicionit të pestë të ‘Big Brother Albania’, Françeska Jaçe, është rikthyer me një set fotografish në dëborë, ku ka pozuar para aparatit të Juxhin Kurtin si nuse. Mirëpo, ajo akoma nuk e ka në plan që të shkojë drejt altarit.

Në një intervistë për Panorama, bukuroshja ka thënë se dashuria e saj po shkon “perfekt”, ndërsa ka hedhur poshtë spekulimet se është ndarë me partnerin dhe pastaj është ribashkuar.

“Respekti që kemi ndaj njëri-tjetrit dhe dashuria që janë themelore në një lidhje”, citohet të ketë thënë ajo.

Françeska ka thënë se edhe në lidhjen e saj ekziston “xhelozi me limit” si “në çdo lidhje”, ndërsa ka thënë se ajo nuk e ka në plan të martohet në një të ardhme të afërt.

“Sa për martesë s’kam plane për momentin, pasi jam e fokusuar te shkolla dhe karriera”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/