Site icon Telegrafi

Françeska Murati qan me dënesë në Big Brother: Më përqeshin sa herë që flas

Françeska Murati ka shpërthyer gjatë ditës së sotme (e enjte) në Big Brother VIP Albania 3.

Ajo ka qarë në një moment, teksa tha se po ndihet keq pasi po gjykohet vazhdimisht.

Modelja e njohur theksoi po ashtu se po përqeshet vazhdimisht nga banorët e tjerë.

“Më gjykojnë për sjelljen time. Sa herë që flas më përqeshin. Keq të flas keq të mos flas. Presion për çdo gjë, çdo gjë që bëj unë në këtë shtëpi është gabim. Më gjykojnë për çdo gjë”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Vazhdojnë tensionet në shtëpinë e Big Brother - këtë herë mes Eglës dhe Ledjonës

E njëjta vazhdoi: “Çfarë të bëj unë më shumë. Si të reagoj ndryshe. Nuk më lë njëri të qesh”.

Françeska ka krijuar debate të shumta gjatë kësaj kohe sa është brenda shtëpisë.

Duket se është e mërzitur pas situatave të fundit që janë krijuar ndërmjet konkurrentëve. /Telegrafi/

Exit mobile version