Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar që nga paraqitja e saj në spektaklin “Big Brother Albania 5”.
Fjala është për modelen e njohur Françeska Jaçe, e cila po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron mbi 300 mijë ndjekës, teksa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.
Së fundmi, Jaçe publikoi dy fotografi përmes të cilave ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.
E veshur në një kostum të zi, Françeska ka arritur të marrë gjithë vëmendjen me dukjen atraktive.
Ndërkohë që, imazhet u komplimentuan në masë të madhe edhe nga fansat e modeles.
Krahas kësaj, bukuroshja shqiptare bashkëpunon edhe me brende të ndryshme luksoze në trojet shqiptare dhe më gjerë. /Telegrafi/