Telegrafi

Françeska Jaçe me pozë atraktive para pasqyrës

Françeska Jaçe (Foto: Instagram)

Ajo vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të komentuara në faqet rozë falë fizikut të saj atraktiv.

Fjala është për modelen e njohur nga Shqipëria, Françeska Jaçe, e cila është duke e shijuar një periudhë të mirë të vetë-izolimit.

Duke qenë se është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, superylli nuk ngurron të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.

Françeska Jaçe (Foto: Instagram)

Gjatë ditës së sotme (e hënë), bukuroshja shihet se ka shijuar një ditë të mirë pasi në Instagram publikoi një fotografi përmes së cilës tregoi se ka qenë në “Lungo Mare -Vlorë”.

Lexo po ashtu Modelja Françeska Jaçe: Dua të vetë-izolohem në Maldive

Ndërkohë që në imazhin tjetër, Jaçe ka vënë në pah linjat trupore në fotografinë me bikini para pasqyrës.

Françeska Jaçe (Foto: Instagram)

Modelja shquhet për jetën luksoze që bën dhe momentalisht është njëra prej artisteve që rrëmben vazhdimisht vëmendje me të bëmat e saj.

Ajo për publikun e gjerë u bë më e njohur qysh nga pjesëmarrja në formatin e njohur televiziv “BIG BROTHER”. /Telegrafi/