“Shkupi po vuan si qyteti me ajër më të ndotur në Evropë”, kështu e shkruan “Agence France-Presse” për ajrin që e thithin qytetarët e Shkupit.
Kryeqyteti i Maqedonisë vazhdimisht është i mbuluar me ajër të ndotur që ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mundohemi të bëjmë gjithçka, shkojmë në male në mënyrë që fëmijët të rrinë sa më shumë atje, të tjetrën nuk mund ta ndalojmë, duhet të shkojmë në shkollë, në punë”, deklaroi Biljana Dimovska, banore e Shkupit.
Sipas të dhënave, një e treta e banorëve amvisëritë i ngrohin me ndotës shumë të lartë.
“Gjithçka ndot, edhe makinat dhe ndërtimi, edhe autobusë dhe veturat e vjetra. Gjithçka”, tha një tjetër banor i Shkupit.
në vitin 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Shkupi si kryeqytet më i ndotur në Evropë./Telegrafi/