Elektroni i lirë i qeverisë socialiste franceze, ministri i ri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, filloi sot, një vit larg nga presidencialet, lëvizjen e tij politike që nuk do të jetë as majtas, as djathtas.
“Morra kohë, reflektova, u konsultova dhe vendosa se do të krijoj një lëvizje politike të re, do të thotë që nuk do të jetë as djathtas, as majtas”, deklaroi ai gjatë një takimi me banorë të Amienit, duke konfirmuar gjithashtu se një kandidaturë në presidencialet e 2017 nuk është një prioritet për momentin.
“kjo lëvizje politike, është një dinamikë përballë bllokimit të shoqërisë, është të përpiqesh të avancosh”, tha ai duke shpallur edhe emrin e kësaj lëvizje “En marsh” (në marshim).
Prej disa muajsh, ministri, vetëm 38 vjeç, ka shfaqur ambiciet e tij duke dalë gjithnjë e më shumë në skenë të parë.
Sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi, Emmanuel Macron shihet nga francezët si kandidati më i mirë që mund të përfaqësojë socialistët, 31 për qind, por nga simpatizantët e partisë pëlqehet vetëm nga 14 për qind.