Trajneri i njohur francez, Arsene Wenger thuhet se është afër të marrë drejtimin e gjigantit italian, Milanit.
Wenger u largua në fund të sezonit nga Arsenali pas 22 viteve të kaluara te gjiganti londinez.
Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë pjesë e thashethemeve për emërimin te ndonjë skuadër e re.
Pritjes së tij mendohet se i ka ardhur fundi dhe Wenger shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.
Wenger thuhet se do të emërohet si menaxher i Milanit dhe ky do të jetë roli i tij i parë që prej largimit nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar.
Sipas France Football, francezi, i cili kaloi dy dekada në krye të Topçinjve do të zëvendësojë Gennaro Gattuson në San Siro, por do të ketë edhe detyra ekzekutive përveç punës së trajnerit.
69-vjeçari ka shprehur edhe vet para disa ditësh dëshirën për t’iu kthyer zejes së trajnerit.
Përveç Milanit, Wenger ka qenë i lidhur edhe me Real Madridin, Paris Saint-Germainin dhe Bayern Munichun. /Telegrafi/