Telegrafi

France Football publikon renditjen e fundit në garë për Topin e Artë – mbesin vetëm katër emra

France Football po vazhdon të zbulojë renditjen e lojtarëve në top dhjetëshe, e që është një renditje tejet interesante.

Në vendin e dhjetë është renditur ylli aktual i Manchester Cityt, por që këtë renditje e ka nga garimi i tij me Borussia Dortmundin.

Në të nëntin është ish-fituesit i Topit të Artë në vitin 2018, Luka Modric, një renditje paksa befasuese dhe e papritur.

Në të tetin ka arritur të pozicionohet Vinicius Junior, që po ashtu pritej të pozicionohej më lartë.

Thibaut Coutois e ka zënë vendin e shtatë, ndërsa Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah, janë pozicionuar në vendin e gjashtë, respektivisht në të pestin. /Telegrafi/