Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë “Topin e Artë”.
Ylli i Real Madridit sërish është shpallur lojtar i vitit sipas revistës së mirënjohur franceze “France Football”.
Pos dhuratës kryesore për futbollistin portugez, ky medium kishte menxduar edhe për një dhuratë për të fejuarën e lojtarit, Georgina Rodriguez.
Në fakt, gazeta ka menduar t’i dhurojë një veshje për vajzën e vogël të Ronaldos të pagëzuar me emrin Alana Martina.
Ajo me këtë i ka falënderuar të gjithë për këtë befasi që i kishin bërë familjes së portugezit.
Edhe Ronaldo ka folur pas marrjes së trofeut të çmuar për të pestën herë në karrierë, katër herë me fanellën e Realit dhe një sa ishte lojtar i Manchester Unitedit.
Ndryshe, ceremonia madhështore është zhvilluar në kryeqytetin francez të Parisit, ku ishin të pranishëm shumë legjenda të futbollit duke përfshirë brazilianin Ronaldo, Roberto Carlosin dhe Raulin, të cilët kanë folur për arritjet e portugezit. /Telegrafi/