Autoritetet shëndetësore franceze kanë publikuar raportin më të ri rreth pandemisë së quajtur COVID-19.
Franca ka raportuar 9,843 infeksione të reja me coronavirus në 24 orët e fundit, raporton CNN.
Kjo është rritja më e madhe e përditshme e infeksionit në Francë që nga fillimi i pandemisë, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm prej 8,975, i cili u vendos të premten e kaluar.
Infeksionet e reja sjellin numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të virusit në 353.944, pasi numri i vdekjeve të vendit u rrit në 30.813.
Testimi është rritur gradualisht në vend pasi autoritetet synuan të testojnë një milion njerëz në javë.
Deri më tani këtë javë, Franca ka kryer 1,081,208 milion teste, me 5.4 për qind që kthejnë rezultate pozitive, sipas shifrave të së enjtes. /Telegrafi/