Site icon Telegrafi

Franca tregon qëndrimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Franca ka prezantuar propozimin e saj konkret për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ky propozim mbështetet në dy boshte. Së pari, ai lidhet me përmbushjen e kritereve kyçe që kanë të bëjnë me respektimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së dyti me reformën e procesit të zgjerimit tê Bashkimit Europian. Siç njofton korespodentja e TV KLAN nga Brukseli, Erisa Zykaj, Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse.

Shqipëria duhet të zbatojë refomën në drejtësi dhe
Reformën zgjedhore, ndërkohë që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë progres me çështjen e prokurorisë speciale.
Franca mbështet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtêzimin për Shqipërinë, por është më e nuancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, progresin konkret të bërë në reforma në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe konsideron, se ka një këndvështrim më realist mbi situatën politike në të dyja vendet. Për Francën,siç njofton Erisa Zykaj, hapja e negociatave të anëtarësimit shtyhet ne 2020 për tê dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet e mësipërme. Nga ana tjetër, Franca kërkon tê ndryshojë proçesin e zgjerimit, i cili deri tani sipas saj nuk ka dhënë frytet e pritshme.

Qeveria franceze ka një vlerësim më të nuancuar dhe më pak optimist se Komisioni Europian pêr zgjerimin. Qëndrimi i qeverisë franceze bën të kuptohet, se vlerësimi i Komisionit Europian është tepër mekanik, teknokrat dhe ndarja e kornizës negociuese në 35 kapituj nuk ka dhënë frytet e pritshme. Sipas Francês, procesi i zgjerimit për Komisionin e ri Europian duhet tê jetë më gradual, më i kontrolluar edhe të përfshijë edhe ekspertizën e shteteve anëtare, në mënyrë që progresi që do përftohet të japë rezultate./TVKlan/

Exit mobile version