Italia mund të detyrohet të qëndrojë pa energji elektrike franceze për disa vite, nga ku importon 5 për qind të nevojave vjetore.
Këtë e bën të ditur La Repubblica, e cila i referohet një komunikimi të lëshuar nga gjiganti francez i energjisë elektrike EDF, me operatorët e rrjetit italian dhe me Ministrinë e Tranzicionit Ekologjik.
Ndërkohë, Franca vijon të zbatojë një sërë masash kundër energjisë së shtrenjtuar.
Pas Kullës Eifel në Paris dhe Hotel de Ville në Versajë, edhe piramida e Luvrit do të jetë në errësirë: dritat që ndriçojnë monumentin do të fiken në orën 23:00.
Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës, Rima Abdul Malaku.
Një masë që pason masa të ngjashme të vendosura nga kryebashkiaku i kryeqytetit francez Anne Hidalgo. /Telegrafi/