Telegrafi

Franca “spiunon” Shqipërinë

Shqipëria do të jetë në grupe të Europianit me ekipe si Franca, Rumania dhe Zvicra. Ndërkohë që secila skuadër ka nisur përgatitjet në kuadër të këtij kompeticioni, për “gjelat”, ato janë disa herë më të shumëfishta.

Jo vetëm si vendi organizator i kësaj gare, por Federata Franceze e Futbollit ka vendosur që të ketë nën vëzhgim kundërshtarët e saj në fazën e grupeve. Për këtë gjë, institucioni i futbollit në Francë ka vendosur që të ketë “spiunë” për secilën prej kombëtareve deri në nisje të Europianit.

Pier Mankovski dhe trajnerët e U-18 dhe U-20, Patrick Gunfalon e JeanKklod Guintini do të jenë ata që do të monitorojnë tre kundërshtarët e Francës deri në fazën e grupeve, shkruan panoramasport.

Secili prej tyre do të ketë në patronazh njërën prej tre përfaqësueseve, mes tyre edhe Shqipërinë dhe do të ndjekin me kujdes çdo miqësore apo përgatitje për të “raportuar” te trajneri, Didier Decshamps për zhvillimet që do të ketë në secilin kamp. Shqipëria ishte nën vëzhgimin e shumë menaxherëve edhe në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë.