Telegrafi

Franca raportoi 7,379 raste të reja nga coronavirusi

Franca raportoi të premten 7,379 raste të reja nga coronavirusi, ndërsa niveli më i lartë i të prekurve ishte shënuar më 31 mars, ku ishin konfirmuar 7,578 të infektuar brenda një dite.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 267 mijë, ndërsa rreth 30 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të premten se qeveria e tij po bënte çmos për ta shmangur një bllokim tjetër mbarëkombëtar në vend, për shkak të pandemisë së coronavirusit.
“Gjatë kësaj pandemie kemi mësuar se asgjë nuk mund të përjashtohet, megjithatë ne po punojmë që ta parandalojmë një gjë të tillë”, ka thënë ai. /Telegrafi/