Nesër do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, i cili përfundimisht do të bëhet i ditur vetëm pas raundit të dytë një javë më vonë, pasi nuk dihet nëse presidenti i qendrës, Emmanuel Macron do të fitojë shumicën prej 577 deputetësh.
Sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të transmetuar nga mediat franceze, koalicioni i Macronit së bashku mund të fitojë 27 për qind të votave dhe aleanca e partive të majta të udhëhequra nga lideri i së majtës radikale, Jean-Luc Melanchon, 26.5 për qind.
Në vendin e tretë do të ishte partia e ekstremit të djathtë e Marin Le Pen (Marine) me 19.5 për qind dhe në vendin e katërt do të ishin republikanët e djathtë me 11 për qind.
Mediat vlerësuan se e diela do të jetë “një ndeshje e vërtetë mes Macronit dhe Melenchon”, raporton euronews.
Melenchon, 70 vjeç, i cili fitoi vendin e tretë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dëshiron t’i paraqesë zgjedhjet parlamentare si raundin e tretë të zgjedhjeve presidenciale. Koalicioni i quajtur “Bashkimi Ekologjik dhe Social i Popullit të Ri” (Nupes) bashkon socialistët, komunistët, ambientalistët dhe partinë e Melanchonit, Franca e Papushtuar.
Francezët do të votojnë për kandidatët për 577 deputetë dhe shumica absolute kërkon të fitojë të paktën 289 vende. Nëse aleanca e Macronit do të humbiste shumicën, do të ishte një precedent që nga prezantimi i Republikës së Pestë në Francë në vitin 1958, kujtuan mediat lokale.
Ndryshe, votimi fillon sot në disa territore franceze jashtë shtetit si Guadelupe dhe Martinique. /Telegrafi/