Site icon Telegrafi

Franca mund t’i vendos sanksione Britanisë rreth peshkimit

Franca mund të vendos sanksione mbi çmimet e energjisë dhe tregtinë “deri në fund të javës” në mosmarrëveshjen e saj të peshkimit me Mbretërinë e Bashkuar, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë.

Franca protestoi ashpër ndaj vendimit muajin e kaluar nga Britania e Madhe dhe ishulli i Kanalit të Jerseyt për t’iu refuzuar dhjetëra anijeve franceze të peshkimit një licencë për të operuar në ujërat e tyre territoriale. Parisi e quajti lëvizjen “të papranueshme”.

Franca i konsideron kufizimet në kundërshtim me marrëveshjen pas BREX-it që qeveria britanike nënshkroi kur u largua nga Bashkimi Evropian, raporton reuters.

“Ne jemi padyshim në një pozicion për të marrë sanksione nëse marrëveshja nuk respektohet”, tha zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal. “Ekzistojnë disa lloje sanksionesh që janë të mundshme: çmimet e energjisë, qasja në portet (franceze), çështjet e tarifave”, shtoi ai.

Attal tha se sanksionet do të hyjnë në fuqi në muajin nëntor nëse nuk arrihet marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar dhe Jersey.

Jersey, e cila është vetëm 22 kilometra larg bregdetit francez, është nën varësinë e Kurorës Britanike jashtë Britanisë së Madhe. Si e tillë, ajo ka fuqitë e veta në lidhje me atë që lejohet të peshkojë në ujërat e saj territoriale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version