Rregullatori shëndetësor në Francë tha të premten se kishte miratuar vaksinën e Johnson & Johnson për përdorim në vend, një ditë pasi u miratua nga autoritetet e Bashkimit Evropian.
“Vaksina kundër COVID-19 nga Janssen mund të përdoret tek njerëzit nga mosha 18-vjeçare… brenda kornizës së strategjisë franceze të vaksinimit, përfshirë këtu edhe tek njerëzit e moshës 65-vjeçare e lart, dhe të cilët mund të kenë sëmundje”, tha në një deklaratë Haute Autorite de Sante (HAS).
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, HAS tha se vaksina ishte efikase dhe e pranueshme nga pacientët. Kjo do të jetë edhe vaksina e katërt në tregun francez.
Vaksina me një dozë të vetme nga Johnson & Johnson, u miratua të enjten për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Ndryshe, Franca deri më tani ka regjistruar katër milionë raste nga coronavirusi si dhe 90 mijë viktima. /Telegrafi/