Site icon Telegrafi

Franca miraton taksën ndaj kompanive të teknologjisë

Parlamenti francez votoi në favor të taksës së re dixhitale për gjigantët e teknologjisë pa pasur nevojë për asnjë modifikim.

Ministri francez i Financave ka qenë një prej zërave më të fortë për zbatimin e një takse dixhitale jo vetëm në Francë por mbarë vendet e Bashkimit Evropian, por ndryshimi i politikave të taksimit në Evropë është detyrë e vështirë sepse duhet bindur çdo vend anëtar të cilët duhet të votojnë unanimisht në favor të këtij propozimi, përcjell Telegrafi.

Pas disa mosmarrëveshjeve të para mes vendeve të BE-së, Franca nuk prit më dhe përgatit një ligj të ri. Kompanitë me të ardhura botërore 750 milionë euro dhe 25 milionë euro në Francë do të taksohen me 3 për qind të të ardhurave në Francë.

Lexo po ashtu Franca pritet të fitoj deri 500 milionë euro në vit pas vendosjes së taksës teknologjike

Franca pret që të gjenerojë 400 milionë euro në të ardhura me këtë taksë të re në vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version