Franca ka arritur ta mposht Holandën me rezultat 4-0 në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024.
Me të filluar takimi ‘Gjelat’ arritën të shënonin që në aksionin e parë në minutën e dytë.
Një asistim i mirë i Kylian Mbappe gjeti Antoine Griezmannin i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/jennaGottFans_/status/1639357635827752967
Pas gjashtë minutash Franca shënoi sërish, kur Dayot Upamecano shënoi për 2-0.
Fituesi vetëm u bë i ditur, kur në minutën e 21-të, Kylian Mbappe shënoi pas asistimit të Autelien Tchoumenit për 3-0.
Franca e dominoi ndeshjen deri në fund, duke krijuar shumë raste, por goli i fundit erdhi në minutën e 88-të.
Mbappe shënoi golin e dytë personal për rezultatin 4-0.
https://twitter.com/MercaFoot_/status/1639380318602887170
Holanda humbi penallti në kohën shtesë, me Mempis Depay, që u ndal nga Mike Maignan.
Franca merr fitoren e parë në ndeshjen e parë, ndërsa Holanda do ta kërkojë në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/