Franca ka hyrë në bllokimin e saj të tretë kombëtar derisa përballet me një rritje të rasteve nga coronavirusi, që kërcënon të mbingarkojë spitalet e vendit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, derisa do të implementohet edhe ora policore nga ora 19:00 deri në 6 të mëngjesit.
Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), u rrit me 145, njëherësh niveli më i lartë në pesë muaj.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me COVID-19.
Franca aktualisht po përballet me nivelin më të lartë me rreth 5,000 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Si pasojë e Coronavirusit, vendi raportoi të premten 46 mijë raste të reja si dhe 304 viktima. /Telegrafi/