Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se gjatë takimit të ministrave në Bruksel Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet të cilat kanë bllokuar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Siç shkruan gazeta, Franca, Gjermania dhe Holanda në Luksemburg nuk u pajtuan për zgjidhjen e cila për to do të ishte simbolike nëse caktonin bisedime për anëtarësimin e të dyja vendet ballkanike.
“Kjo çështje kërkon unifikim të 28 vendeve anëtare të BE-së”, sqaron gazeta franceze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas “Le Monde” çështja për zgjerimin e BE-së ngel lëndë e ndarjeve në mes vendeve anëtare dhe ata përsëri do bisedojnë për vendimin e mundshëm në tetor.
“Fakti që Bundestagu Gjerman nuk ka vendosur ende mbi rekomandimin e Komisionit Evropian për negociata me Shkupin dhe Tiranën është një justifikim i mirë për shtetet anëtare që ngurrojnë të mos marrin asnjë vendim”, shton gazeta franceze.
Siç thuhet, Kuvendi holandez hodhi poshtë idenë e çdo vendimi për Shqipërinë në 2019.
Kur është fjala për Francën, qëndrimi i saj është se nuk do të ketë zgjerime pa një integrim të thellë brenda bllokut të BE-së./Telegrafi/