Telegrafi

Franca, fuqia më e butë në botë

Franca ka kapërcyer Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë si fuqia më e butë në botë, thuhet në studimin e agjencisë së konsulencës politike, Portland Communications, me seli në Britani. Ky është një studim vjetor që tregon se sa ndikim global joushtarak ka një vend.

Britania ka kryesuar listën dy vjet më parë, por është eliminuar nga vendi i parë, nga SHBA-ja, vitin e kaluar. Megjithatë, në studim thuhet se zgjedhja e presidentit amerikan, Donald Trump, votimi për Brexit dhe zgjedhja e presidentit francez, Emmanuel Macron, duket se i kanë zhvendosur perceptimet globale.

Fuqia e butë – term i shpikur nga akademiku amerikan, Joseph Nye – është aftësia e vendit për të rritur aleancat ndërkombëtare dhe për të formësuar preferencat e të tjerëve përmes joshjes dhe tërheqjes. Pesë vendet e para të indeksit të agjencisë Portland Communications i kanë: Franca, Britania, SHBA-ja, Gjermania dhe Kanadaja. /REL/