Franca ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në miqësoren interesante ndaj Holandës në Amsterdam Arena.
Sfida u zhvillua në një atmosferë impozante, ku në minutën e 14-të u ndërpre ndeshja për nderë të Johan Cruyff, ku i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë me duartrokitje frenetike.
Më parë, Griezmann (6′) dhe Olivier Giroud (13′) e kishin kaluar në epërsi Francën për 2-0.
Në pjesën e dytë me të startuar (47′), ishte Luuk de Jong, ai që shënoi për 2-1.
Në minutën e 86-të, Afellay ngriti në këmbë tifozët kur barazoi për 2-2, por shkurt pasi Matuidi (88′) shënoi për 3-2 dhe fitoren e Francës.
Kjo ishte vetëm miqësore përgatitore pa asnjë rëndësi. /Telegrafi/
MADHESHTORE Ndeshja miqësore Holandë – Francë u ndërpre në minutën e 14-të në nderim të Johan Cruyff, ku i gjithë Amsterdam Arena në këmbë duartrokitën legjendën që dje ndërroi jetë. #RIPCruyff #TelegrafiSpecials
Posted by Telegrafi Sport on Friday, 25 March 2016