Franca e ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 4-1 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
‘Gjelat’ kaluan në epërsi pas vetëm tetë minutash lojë me anë të Kingsley Coman, që u shërbye në mënyrë perfekte nga Raphael Varane.
Francezët e dyfishuan epërsinë me anë të Olivier Giroud (27), pas një asistimi që pranoi nga Lucas Hernandez.
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 7, 2019
Kampioni në fuqi i Botës kishte mundësi ta shënonte edhe golin e tretë në pjesën e parë, mirëpo pritjen e tij e priti Thomas Strakosha në minutën e 37-të.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë prej dy golave të Francës, derisa e dyta ishte më e qetë.
Les Bleus doublent la mise grâce à Olivier Giroud !!!! #FiersdetreBleus #FRAALB pic.twitter.com/Qc4QtKFsMk
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 7, 2019
Francezët arritën ta shënonin edhe golin e tretë në këtë takim me anë të Kingsley Coman në minutën e 68-të, me një asistim nga Griezmann.
‘Gjelat’ e shënuan edhe golin e katërt me anë të Joanthan Ikone (85′), mirëpo Shqipëria arriti ta ngushtonte epërsinë me anë të Sokol Cikalleshit që shënoi nga pika e bardhë (90′).
Le doublé pour Kinglsey Coman (3-0) !! #FiersdetreBleus #FRAALB pic.twitter.com/9ijFMFw07A
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 7, 2019
Franca, Turqia dhe Islanda e ndajnë pozitën e parë të Grupit H me nga 12 pikë, Shqipëria me gjashtë, Moldavia me tri dhe Andorra ende pa pikë.
Duke parë gjendjen aktuale në këtë grup, mund të thuhet se shanset e Kombëtares tonë për t’u kualifikuar në Euro 2020 janë shuar tashmë, pasi Turqia e mposhti 1-0 Andorrën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Go0CKR0C84w
https://www.youtube.com/watch?v=l8i2xDzyWWs
https://www.youtube.com/watch?v=kRFR6GFaUm8
https://www.youtube.com/watch?v=kDQdGGM0adw