Telegrafi

Franca “digjet” nga protestat e Macroni në koncert të Elton John-it

Presidenti francez Emmanuel Macron mori pjesë në një koncert të Elton John-it derisa Franca ‘digjej’ nga protestat për vrasjen e 17-vjeçarit algjerian nga policia franceze.

Macron u filmua në stadiumin Accor Rena në Paris në turneun e Sir Elton të mërkurën mbrëma, nata e dytë e trazirave në Paris pas vdekjes së Nahel M.

Franca ka mobilizuar 40 mijë oficerë në të gjithë vendin të enjten pasi zemërimi për vrasjen e 17-vjeçarit të martën në Nanterre arriti në pikë kritike, dhe një polici iu ngrit aktaktuza.

Macron përballet me një fundjavë kaosi ndërsa zemërimi përhapet tek protestuesit si pasojë e vrasjes, raporton The Telegraph. Pjesëmarrja e tij në koncertin e Sir Elton ka gjasa të rrisë presionin mbi të.

Partneri i këngëtarit, David Furnish, postoi një imazh në llogarinë e tij në Instagram ku ishte së bashku me presidentin Macron dhe gruan e tij Brigitte dhe këngëtarin Elton John. /Telegrafi/