Edhe përkundër mbështetjes të një numrit të madh të vendeve anëtare të BE-së për fillimin e bisedimeve me vendin tonë, në Francë dhe Holandë dhe vende tjera të Evropës Perëndimore ende ekziston rezistencë për këtë proces, deklaroi për AIM-në ministri për Punë të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto, pas takimit me Nikolla Dimitrovin dhe Bujar Osmanin.
I pyetur nëse ende Parisi dhe Haga bëjnë rezistencë për hapjen e bisedimeve, Sijarto tha se “po, po, ka shumë rezistencë nga miqtë euro perëndimor, ato nuk janë shumë të ndjeshëm sepse janë larg nga rajoni”.
Në mëngjesin e organizuar nga presidenca rumune dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos, së bashku me ministrat për Punë të Jashtëm të BE-së, ku morën pjesë edhe Nikolla Dimitrov dhe Bujar Osmani, u shpreh “kënaqësia e madhe” për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe mbështetja e shumë vendeve anëtare të BE-së për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.
Sijarto tha se në qershor duhet të merret vendim për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/