Franca dhe Gjermania kanë shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës në vijën ndarëse në Donbas.
Në të njëjtën kohë, ata mbështetën sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Kjo është një deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë, Jean-Yves Le Drian dhe Heike Mass.
Concerned by growing number of ceasefire violations in #EasternUkraine. We are monitoring the situation and call for restraint + immediate de-escalation. 🇩🇪 and 🇫🇷 support the sovereignty and territorial integrity of 🇺🇦, continue efforts to see the Minsk agreements implemented. pic.twitter.com/13PRj6PP3r
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) April 3, 2021
Franca dhe Gjermania janë “të shqetësuara për shkeljen në rritje të armëpushimit, edhe pse situata u stabilizua në korrik 2020”.
Dy vendet kryesore të Bashkimit Evropian po monitorojnë nga afër situatën, veçanërisht lëvizjet e trupave ruse dhe u bëjnë thirrje të dy palëve që të përmbahen nga tensionet menjëherë.
“Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, shtoi deklarata. /Telegrafi/