Franca dhe Britania e Madhe do të paraqesin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë që ndalon shitjen e helikopterëve Sirisë dhe vendosjen e sanksioneve lidhur me armët kimike.
Dokumenti parashikon veçanërisht ngrirjen e të ardhurave dhe ndalimin e hyrjes kundër katër zyrtarëve sirianë dhe gjashtë entiteteve duke përfshirë një qendër siriane kërkimesh lidhur me zhvillimin e armëve kimike.
Në kuadër të projektit, vendet anëtare të OKB-së do të pengojnë furnizimin, shitjen apo transferimin e drejtpërdrejtë apo indirekt ushtrisë apo qeverisë siriane të helikopterëve apo materialeve të asociuara të tilla si pjesët e këmbimit.
Një votim do të zhvillohet javën e ardhshme.
Diplomatët kanë nënvizuar gjithashtu se Rusia, aleate e Sirisë do të vendosë veton për këtë projektrezolutë.
Që prej fillimit të krizës siriane, Moska ka përdorur gjashtë herë veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar projektrezolutat përkatëse për sa i përket kësaj çështjeje. /kp/