Telegrafi

Franca bindëse ndaj Uellsit, Benzema humb penalltinë në rikthim

Franca ka shënuar fitore ndaj Uellsit me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në pagë te EURO 2020.

Kur kanë mbetur edhe tetë ditë deri në fillimin e kampionatin evropian, kombëtaret po zhvillojnë ndeshjet e fundit miqësore.

Franca fitoi penallti në minutën e 26-të të takimit, kur Neco Williams luajti me dorë dhe u largua nga loja me karton të kuq.

Nga pika e bardhë nuk ishte i saktë Karim Benzema, që u rikthye të luajë me ‘Gjelat’ pas disa vitesh.

 

Por Franca e gjeti epërsinë në minutën e 36-të kur Kylian Mbappe me një goditje të bukur gjeti rrjetën për 1-0.

Në pjesën e dytë Franca edhe pse kishte shumë raste, shënoi vetëm dy herë.

Fillimisht ishte Antoine Griezmann që shënoi pas një kombinimi me Mbappe për 2-0.

Në minutën e 79-të u shënua edhe goli i fundit, ku Ousmane Dembele tundi rrjetën për 3-0 pas topit të kthyer nga shtylla e goditur nga Benzema.

Benzema kishte dy raste të mira në fund, por sot nuk ishte dita e tij të shënonte./Telegrafi/