Telegrafi

Franca bën dy ndryshime të minutës së fundit në listën e ekipit përpara se të shkojë në Katar

Ka ndryshime në listën e Përfaqësueses së Francës përpara se të niset për në Katar ku do të zhvillojë ndeshjet në Kupën e Botës.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka ftuar dy emra të rinj në listë.

Sulmuesi i Borussia Moenchegladbach, Marcus Thuram është emri i fundit që është shtuar në listën e Përfaqësueses franceze.

Ndërkohë ndryshimi tjetër ka ardhur në repartin e mbrojtjes.

Qendërmbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe është larguar nga lista dhe Axel Disasi është ftuar.

Deri ky ndryshim erdhi për arsyen se Kimpembe nuk arriti të rikuperohet me kohë dhe ylli i Monacos, Axel Disasi do ta zëvendësojë atë.

Franca ndodhet në Grupin D së bashku me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë. /Telegrafi/