Franca është bërë vendi i parë në botë që ka përfshirë në mënyrë eksplicite të drejtën e abortit në kushtetutën e saj, shkruan BBC.
Parlamentarët votuan për të rishikuar kushtetutën e vendit të vitit 1958, për të mbrojtur “lirinë e garantuar” të grave për të abortuar, transmeton Telegrafi.
Votimi dërrmues 780-72 u përcoll me ovacion në parlamentin në Versajë kur u shpall rezultati.
Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi veprimin si “krenarinë franceze” që ka dërguar një “mesazh universal”.
Megjithatë, grupet kundër abortit e kanë kritikuar ashpër ndryshimin, ashtu si edhe Vatikani.
Aborti ka qenë i ligjshëm në Francë që nga viti 1975, por sondazhet tregojnë se rreth 85 për qind e opinionit mbështeti ndryshimin e kushtetutës për të mbrojtur të drejtën për t’i dhënë fund shtatzënisë. /Telegrafi/