Telegrafi

Franca bëhet me kryeministër të ri, Macron këtë pozitë ia besoi ministres së Punës, Elisabeth Borne

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar sot ministren e Punës, Elisabeth Borne si kryeministren e re të vendit, gruan e parë në këtë funksion pas tri dekadave – pasi që kryeministri Jean Castex dha dorëheqje duke mundësuar rekonstruktimin e kabinetit qeverisës.

Në kumtesën zyrtare të Pallatit Elize, është theksuar se presidenti Emmanuel Macron pas 30 viteve ka emëruar një grua në pozitën e kryeministres së shtetit, transmeton Telegrafi.

Gruaja e vetme që një funksion të tillë e ka mbajtur më herët ishte Edith Cresson gjatë periudhës 1991-1992, në kohën e presidentit Francois Mitterand.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje kryeministri francez Jean Caster

Borne sipas të gjitha gjasave do të merret me reformimin kontrovers të sistemit francez të pensionimit. Ajo më herët ka ushtruar postin e ministres së Transportit dhe Planifikimit Hapësinor, gjithashtu ishte kandidate në zgjedhje parlamentare nga partia e Macon.

Borne ka qenë drejtoreshë e planifikimit urban të qytetit të Parisit nga viti 2008 deri më 2013. Për shumë vite ishte anëtare e Partisë Socialiste që e braktisi në vitin 2017 – duke kaluar në Partinë Le Republiq En Marche që e udhëheq Macron. /Telegrafi/