Telegrafi

Frakturë në dy vende, Szczesnyi përfundon në sallën e operacionit pas derbit me Torinon

Wojciech Szczesny nuk e ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen derbi ndaj Torinos.

Përkundër se qëndroi në fushë deri në vërshëllenim e fundit të gjyqtarit, Szczesny do ta mbajë gjatë në mendje sfidën me rivalin lokal.

Pas një përplasje në zonë me Masinën, polaku mbeti i dëmtuar në hundë me mjekët që morën disa minuta për t’i ndalur gjakun në hundë 33-vjeçarit.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në “Derby della Mole”, Torino dhe Juventusi ndajnë pikët në ndeshjen e tensionuar

Pas sfidës, trajneri Massimiliano Allegri u shpreh se Szczesny mund të kishte pësuar frakturë në hundë.

E në fakt më e keqja u konfirmua vetëm disa orë më pas, me portierin kishte pësuar frakturë në dy vende të hundës.

Polaku iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale dhe për momentin nuk bëhet ende e ditur koha e rikuperimit.

Te Juventus, shpresojnë që ta kenë gati sa më shpejt të jetë e mundur për këto ndeshje të fund sezonit, ndoshta edhe duke i përshtatur një maskë mbrojtëse.

Gjithsesi, në rast se Szczesny nuk ia del, atëherë i gatshëm është edhe Mattia Perin. /Telegrafi/