Telegrafi

Fqinjin e besueshëm e zuri në dhomën e fjetjes, duke kryer akte shumë bizare (Video)

Sharon Bulman nga North Yorkshire, që dyshonte se dikush hynte në shtëpinë e saj, ka gjetur se ishte pikërisht fqinji të cilit i besonte më së shumti.

Floktarja 45-vjeçare ka shikuar e tmerruar, kur pa mikun Steve Gill, që hyri në dhomën e saj të gjumit, nga pamjet e marra prej kamerës së fshehur në një jastëk, transmeton Telegrafi.

Për më keq, 49-vjeçarit të cilit Sharon dhe bashkëshorti saj James, ia linin në besim shtëpinë e tyre me tri kate kur ishin në pushime, ka marrë veshjet e saj të brendshme dhe provoi disa lojëra erotike.

Deri sa kryente këtë akt, Gill që kishte bërë kopjen e çelësit të derës së tyre të hyrjes, shikonte në arkivin e llaptopit, bisedat e Sharon me shoqet e saj.

Ai i ka pranuar veprimet bizare në gjykatë, ku është liruar me kusht, teksa i ndalohet t’i afrohet shtëpisë së tyre.

Mirëpo, ata më nuk po konsiderojnë të qëndrojnë në atë objekt dhe po e shesin për 200 mijë euro, pasi duan të shpërngulen diku tjetër. /Telegrafi/