Një shqiptar është qëlluar për vdekje nga fqinja e tij.
Ngjarja tragjike është regjistruar në Kretë të Greqisë, ku viktimë e sulmit ka mbetur një 35-vjeçar.
Mediat greke kanë shkruar se shqiptari, baba i dy fëmijëve, është masakruar me thikë nga një fqinje 26-vjeçare.
Në bazë të raportimeve, shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e vajzës greke, për t’i kërkuar të ulë zërin e lartë të muzikës, në orën 01:00 të mëngjesit.
Ajo ishte në krizë totale, pasi ishte përdoruese droge, shkruajnë mediat greke.
Kur fqinja greke 26 vjeçe e kishte parë shqiptarin që po vinte, kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe e kishte goditur disa herë në kraharor.
Menjëherë ishin njoftuar ambulanca dhe policia, por edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, babai i dy fëmijëve, një djali 7 vjeç dhe i një vajze 15 muajshe, ka ndërruar jetë rrugës për në spital./noa.al/