Telegrafi

Fowler kritikon mbrojtjen e Liverpoolit, sulmon edhe Alexander-Arnoldin

Liverpooli nuk është duke kaluar nëpër një fillim të mirë të sezonit.

Gjiganti anglez e ka nisur tmerrësisht kampionatin në Angli ku në gjashtë ndeshjet e para ka dy fitore, tri barazime dhe një humbje.

Mbrojtja e Liverpool po çalon këtë sezon, pasi kanë pësuar gjashtë gola në kampionat dhe katër të tjerë në vetëm një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Për formën e dobët të repartit mbrojtjes të Liverpoolit ka folur edhe legjenda angleze Robbie Fowler.

47-vjeçari ka kritikuar mbrojtësit e Liverpool, më saktësisht atë të djathtin Trent Alexander-Arnold duke thënë se anglezi mendon vetëm për repartin ofensivë.

“Nuk ke shumë për t’i thënë në momentin që Alexander-Arnold shkon dhe ndihmon sulmin, por problemi është se ai nuk po shfaq më të njëjtën dëshirë për tu kthyer në mbrojtje dhe kjo është diçka e gabuar”.

“Liverpooli në këtë sezon kanë rezultuar një mbrojtje shokuese”, ka deklaruar legjenda e Liverpoolit. /Telegrafi/