Site icon Telegrafi

Fotot satelitore bëjnë me dije kombet që fryjnë GDP-në

LEXO PO ASHTU: Fshehja e GDP-së së Kinës, nuk e mashtron më askënd

Javën e kaluar ma tërhoqi vëmendjen postimi në Twitter i autorit Nassim Nicholas Taleb. Në kohën e ndërrimit të kryeministrave, të gjithëve na tha “të mos ankohemi më për përfitimet nga shitjet në Britani”. Në njëfarë mase më ra në sy, sepse vetë kisha shtruar disa ankesa në rubrikën e javës së kaluar. Argumentimi i tij ishte se është mirë që ka përfitime dhe se gjendja është shumë më e mirë se te “kombet e tjera pa përfitime”, pra se Rusia dhe Arabia Saudite.

Postimi shkaktoi dy reagime. E para dhe më e forta ishte se, ndoshta, ne nuk po përballemi me zgjedhje binare mes diktaturës dhe kaosit të kohëve të fundit. Dhe, së dyti, se është gjithmonë mirë të përkujtohemi për përfitimet e demokracisë sonë. Ka shumë rëndësi të jesh në gjendje të heqësh me shpejtësi dorë prej liderëve që bëjnë gabime të mëdha, siç tregoi ShBA-ja e mbërthyer me Trumpin për katër vjet. Dhe, kjo ka disa përparësi specifike për ne studiuesit ekonomikë.

Thirrja e Talebit ma kujtoi një artikull që përcaktonte shkallën me të cilën statistikat e GDP-së (PBB) manipulohen nëpër regjimet autoritare dhe ato demokratike. Autori hulumtoi lidhjen mes emetimeve të dritës gjatë natës (tregues për përparimin ekonomik, që në mënyrë të pavarur është i matshëm prej satelitëve) dhe raportoi rritjen ekonomike. Sa më pak demokratik të jetë një vend, aq më i madh është raportimi i rritjes së PBB-së për një rritje të caktuar në dritë, d.m.th. aq më shumë fryheshin statistikat. Autori pohon se kjo mund të nënkuptojë se regjimet më autoritare normat e rritjes së PBB-së i kanë të fryra me 15-30 për qind.

Dëshmia tjetër vjen me konstatimin se mbivlerësimi i rritjes është më i madh në periudhat e rritjes së ulët dhe para zgjedhjeve. Pra, kjo është diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës – të paktën në Britani mund ta matim sinqerisht katastrofën ekonomike të 15 vjetëve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version