Site icon Telegrafi

Fotot që po bëjnë xhiron e internetit…Reagimi i nënës kur mëson se ka lindur djalë ndërkohë që priste vajzë

Fotografja ka kapur pikërisht këtë moment kur Kim dhe Travis mësuan se u erdhi në jetë një djalë, ndaj edhe fotot e para janë kaq të mrekullueshme.

Kim Guiley dhe bashkëshorti i saj Travis, gjithmonë kanë dashur të kenë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Kështu, pasi u lindi vajza Hazel në vitin 2013, ata shpresonin që shtatzënia e dytë do të vinte me një djalë, por ja që nuk ishte kështu – pritej një vajzë tjetër.

Pasi e mësuan (në javët e para të shtatzënisë) gjininë e fëmijës, ata vendosën që të mos bindeshin për të dytën apo të tretën herë, por të prisnin derisa bebi ta prezantonte vetë veten e tij apo të saj kur të përshëndeste botën.

Pasi kaluan 9 muaj me bindjen se ҫifti do të gëzoheshin me një vajzë të dytë, sepse ndonjëherë për disa gjëra je e sigurt apo jo – ҫiftit u lindi një djalë bukurosh, më 26 korrik 2016.

Fatmirësisht, për të gjithë ne, fotografja e Kim, Susannah Gill, ka kapur pikërisht këtë moment kur Kim dhe Travis mësuan se u erdhi në jetë një djalë, ndaj edhe fotoja e parë e Theo-s është kaq e mrekullueshme.

Kim e postoi foton në Instagram pak kohë më vonë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ajo u bë virale në rrjetet sociale.

Exit mobile version