Nga: Cath Pound / BBC
Përkthimi (me shkurtime) nga: Telegrafi.com
Ansel Adams është një prej gjigantëve të fotografisë së shekullit XX, i vlerësuar për fotografitë e tij – me pllakat me shtresë argjendi – të parqeve kombëtare që janë bërë ikona të natyrës së egër të ShBA-së. Një kampion i pasionuar i fotografisë, si një formë legjitime e artit të bukur, imazheve të tij më mahnitëse iu referua si “Mona Lisa”. Por, Adamso ishte gjithashtu konservator i palodhur dhe mbrojtës i natyrës ,i cili e kuptoi fuqinë e një imazhi të fortë për të ndikuar në opinionin publik dhe politik.
Imazhet e tij emocionuese të parqeve kombëtare të ShBA-së, pa dyshim se e kanë frymëzuar gjithmonë dëshirën për ta mbrojtur botën natyrore. Por, imazhet e tij më pak të njohura të puseve të naftës dhe të peizazheve të shkatërruara në Luginën Uens të Kalifornisë, kanë marrë gjithashtu rëndësi të re në epokën e sotme të ndryshimeve klimatike.
Ekspozita “Ansel Adamsi në kohën tonë”, e hapur [në Muzeun “de Young”] në San Francisko, shfaq disa nga veprat e tij më të njohura, si dhe ato që janë më pak të njohura, duke zbuluar mënyrat në të cilat imazhet e tij të fuqishme vazhdojnë të ndikojnë sot në mbrojtjen e mjedisit.
/Telegrafi/