Ajo është njëra prej këngëtareve shqiptare më të pëlqyera në tregun ndërkombëtar muzikor dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, që njëherësh i ka qëndruar besnike stilit të saj si të në kënduar e po ashtu edhe në paraqitjet publike.
Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz në Instagram, shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Krijuesja e hitit “Malli” mori vëmendje sërish me një tjetër fotosesion me paraqitjen bardhë e zi.
E njëjta zgjodhi një fustan të bardhë të shkurtër të kombinuar me lëkurë në pjesën e sipërme.
33-vjeçarja kishte zgjedhur një palë qorape deri te gjunjtë dhe një palë take po ashtu të zeza me doreza të ngjashme.
Rreth qafës vuri disa perla, vathë ari e gjithashtu mbante dhe syze të zeza.
Siç komentohet vazhdimisht, Dafina edhe për këtë mori komplimente të shumta. /Telegrafi/