Ato janë duke u përgatitur për ditën e të dashuruarve, më shumë se asnjëherë tjetër.
Ndërkaq, Kim Kardashian, Kylie dhe Kendall Jenner, kanë zgjedhur që të jenë figurat e linjës së re të ‘Skims’, shkruan Daily Mail.
40-vjeçarja, e cila e posedon biznesin, ka zgjedhur që të realizojë setin e ri fotografik, së bashku me motrat.
Që të treja u shfaqën të veshur me të brendshme, ndërsa theksuan padyshim tiparet e bujshme trupore.
Tek bukuroshet më shumë dominonte ngjyra e kuqe, kurse morën vëmendje të madhe nga miliona ndjekësit.
Derisa po mbanin të azhurnuar fansat, Kim në mënyrë shakaje shtoi se nuk do të bëjë asnjëherë më imazhe me të brendshme.
Kjo, pasi motra e saj modele, Kendall, ishte më perfekte sa që e bënte të ndihej inferiore.
Sidoqoftë kësaj, po të njëjtat imazhe kanë nxitur reagime pozitive të fansave, të cilët komplimentonin treshen për pozat e marra. /Telegrafi/