Ajo shpeshherë mahnit fansat me imazhet e mrekullueshme në rrjete sociale.
Dhe Rita Ora ka bërë të njëjtën në disa fotografi të reja, ku u shfaq me një bluzë me ngjyrë rozë, shkruan Daily Mail.
30-vjeçarja zgjodhi që të vesh një mini-fund të zi, që e bënte edhe më të kompletuar paraqitjen e radhës.
Për këpucë ajo vendosi ngjyrën e zezë, por që vëreheshin edhe disa gurë shumë-ngjyrësh me shkëlqyes.
Makijazhi i bukuroshes bionde ishte i kombinuar me rrobat, kurse flokët i kishte bërë gërsheta, e më pas i kishte lidhur mbrapa kokës.
Aksesorët nuk mungonin as në këtë dukje, duke shtuar vathë dhe zinxhirë prej ari.
Përndryshe, Rita është angazhuar edhe në kompeticionin e “The Voice” në Australi, ku edhe pati rastin të shijoj kohën në bregdet. /Telegrafi/