Telegrafi

Fotosesioni me fustan të bardhë, Rike Roçi vjen tërheqëse

Rike Roçi (Fotomontazh: Instagram/rike_roci_/Enis Tollumi)

Bukuroshja shqiptare, Rike Roçi, ka joshur sërish interesimin e faqeve rozë me setin e ri fotografik.

Modelja dhe personazhi i njohur televiziv që numëron mbi 130 mijë ndjekës në Instagram, kohë pas kohe publikon fotografi nga jeta dhe karriera e saj.

Kësaj radhe ka ardhur me disa imazhe me fustan të bardhë që ia tregon figurën trupore dhe duket për mrekulli.

Rike fillimisht u bë e njohur me pjesëmarrjen në versionin shqiptar të spektaklit real televiziv, ‘Big Brother’, ndërsa tërhoqi vëmendje me praninë e saj në tribunat e stadiumeve gjatë Kampionatit Evropian, ‘Euro 2016’.

Faqet rozë të mediave të njohura ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj bukuroshes shqiptare, e cila asokohe u bë mjaft e popullarizuar. /Telegrafi/