Telegrafi

Fotosesioni i fundit i Marilyn Monroe do t’jua prekë zemrën të gjithëve (Foto)

Ky fotosesion i fundit i Marilyn Monroe ishte kryer nga fotografi Gorge Barrris, gjegjësisht në plazhin e Santa Monica më 13 korrik të vitit 1962.

Vetëm pas tri javëve, ylli i Hollywoodit ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles, transmeton Telegrafi.

Fillimisht fotografitë supozoheshin të shfaqeshin në një libër të shkruar nga Barris të quajtur “Marilyn: Her Life In Her Own Words”, por për shkak të fatit tragjik të saj fotografi kishte vendosur të mos i publikoj imazhet.

Ky fotosesion, ku shihet 36-vjeçarja duke pozuar në plazh quhet “Fotografitë e Fundit”. /Telegrafi/