Samanta Karavella ka realizuar një fotosesion të ri.
Këngëtarja ka mahnitur me njërën nga fotografitë e publikuara nga ky fotosesion ku duket tejet seksi, transmeton Telegrafi.
Me pantollona të shqyera dhe barkun zbuluar, artistja ka shfaqur format e saj tërheqëse para aparatit të fotografit nga Prishtina, Dardan Sadiku.
Këngëtares nga Shqipëria, si duket po i ecën mirë bashkëpunimi me kosovarët, kënga e saj e fundit “SS” në bashkëpunim me Visarin u mirëprit mjaft mirë nga publiku duke u radhitur në këngët më të pëlqyera gjatë verës. /Telegrafi/